Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përmes një njoftimi thekson se dënojnë sulmin në Shkup mbi gazetarët e Nova TV, i cili është gjatë mbledhjes së nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve për refugjatë në Maqedoni.
Sipas SHGM-së sulmi ndaj gazetarëve të paraqet sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“I bëjmë thirrje opozitës të thërret anëtarësinë dhe përkrahësit e tyre që të ndërpresin me sulmet mbi gazetarëve sepse politika e dhunës është shkatërruese. Jemi të inkurajuar nga reagimi i shpejtë i Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila menjëherë e identifikoi personin, e thërriti në bisedë informative dhe paralajmëroi padi penale për dhunë”, thonë nga SHGM.
Ata në fund shtojnë se ndërtimi i sistemit efikas për dënim të çdo lloj të dhunës mbi gazetarët është parandalimi më i mirë që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen./Telegrafi/