Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve që në mënyrë më të mirë dhe më cilësore të jenë të informuar, dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë të drejtat e tyre si dhe të drejtat e gazetarëve.
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se edhe krahas asaj që në vend litet se si të drejtat e gazetarëve janë të mbrojtura, megjithatë, në realitet duhet të thuhet se s’është bash ashtu. Ai theksoi se në të ardhmen me ShGM-në do të mund bashkërisht të promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Maqedoninë e Veriut ende nuk kemi shfaqur, si institucione, se kemi luftë efikase apo hetime kur ju shkelen të drejtat gazetarëve. Unë nuk di asnjë vendim cilësor që pasqyron realitetin se sa të mbrojtur janë gazetarët gjatë kryerjes së detyrës së tyre. ne gjithmonë presim nga jashtë të marrin vendime gjyqësore që vërtetojnë të drejtat e gazetarëve janë shkelur”, tha Memeti.
Sipas kryetarit të ShGM-së nënshkrimi i sotëm i këtij memorandumi tregon se realizimi i të drejtave të gazetarëve s’është e rëndësishme vetëm për gazetarët, por për gjithë opinionin.
“Gazetarë të lirë dhe të sigurt që punojnë lirshëm nga censurat më mirë do ta informojnë publikun, në mënyrë cilësore do ta njoftojnë opinionin, dhe me këtë do të ndikojnë në realizimin e të drejtave të qytetarëve tjerë në shoqëro”, potencoi kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski./Telegrafi/