Site icon Telegrafi

SHGM: Këshilli programor i RTVM-së shkeli ligjin me rastin e mbylljes për publikun të seancës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër vendimin e Këshillit programor të Radio-Televizionit të Maqedonisë (RTVM) që sot të mbajë seancë të mbyllur, ku duheshte të diskutohet për përgjegjësinë e udhëheqësisë së RTVM-së dhe redaktorëve përgjegjës për raportimin joprofesional për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vendimi është i jashtëligjshëm, pasi që sipas Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele nuk parashihet asnjë mundësi për seanca të mbyllura për publikun. Argumentet e shumicës së anëtarëve nuk kanë bazë në lidhje me ndjeshmërinë e temës.

SHGM-ja bën të ditur se për shkak të vendimit të këtillë, anëtarët Ilir Ramadani, Anita Latifi dhe Vedat Memedaliu e kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative.

SHGM-ja vlerëson se vendimi i Këshillit është në kundërshtim me Nenin 2 të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, si edhe me udhëzimet e Këshillit të Evropës për radioshpërndarësit./Telegrafi/

Exit mobile version