Shoqata e Gazetarëve të Maqedoni (SHGM) kërkon nga Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë ta anulojë miratimin e Kodit Editik në servisin publik, njofton Telegrafi Maqedoni.
SHGM-ja paralajmëron se ”nëse Kodi Etik miratohet në formën e propozuar, i njejti nuk do të përmirësojë raportimin e gazetarëve. Përkundrazi, do të shkaktojë pasoja serioze në servisin publik. Ekzistojnë shanse reale që drejtuesit e RTM-së të keqpërdorë nene të caktuar të Kodit për të ushtruar presion mbi gazetarët.
Mangësia më e madhe e Kodit Etik është përzierja e etikës gazetareske me disiplinën e punës. Nuk guxon një gazetar të shkarkohet nga puna nëse refuzon të raportojë në kundërshtim me parimet e gazetarisë. Gazetarët nuk mund të gjykohen për shkeljen e parimeve etike nga njerëz që asnjëherë nuk kanë punuar si gazetar dhe të propozuar nga drejtuesit e RTM-së.
SHGM ka shqyrtuar dhe ka propozuar vërejtje thelbësore me qëllim të përmirësimit të draft-versionit të Kodit. Por, Këshilli programor në seancën e fundit, i refuzoi sugjerimet dhe insiston sot ta miratojë Kodin Etik”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM-së./Telegrafi/