Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot ka kërkuar nga Prokuria Publike e Maqedonisë që të hiqet padia ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski i cili dyshohet për spiunim dhe shoqërim kriminal, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Ekzistojnë dy arsye pse ne besojmë se procesi kundër gazetarit Bozhinovski është konstrukt i pastër politik i pushtetit, i cili keqpërdor ligjet dhe institucionet.
Arsyeja e parë është se institucionet që aq shumë këmbëngulën për ekstradimin e Bozhinovskit nga Serbia, tani pa nevojë e zhagitin procedurën. Nëse prokuroria ka pasur dëshmi atëherë pse patën nevojë katër muaj për të ngritur padi. Çfarë dëshmish kërkonte prokuroria në ndërkohë kur për rastin Spiun tashmë janë dënuar 19 persona. Duket qartë se prokuroria blenë kohë sepse nuk ka dëshmi të forta për të mbështetur akuzën. Me të drejtë dyshojmë se Bozhinovski mbahet në arrest që të pamundësohet të publikojë skandale të reja për pushtetin në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
Përveç kësaj, nuk ka asnjë arsye racionale që Bozhinovski katër muaj të mbahet në parabuergim me të njejtat justifikime, se ekziston rreziku për të braktisur vendin dhe se mund të ndikojë mbi procesin gjyqësorë. Si është e mundur që Bozhinovski të ndikojë mbi dëshmitarët kur pjesa dërmuese e të përfshirëve në rastin Spiun tashmë janë të dënuar me burgim dhe po vuajnë dënimin.
Përkujtojmë autoritetet e Maqedonisë se Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg në vendimet e saj ka konstatuar se burgosja e gazetarëve është masë joproporcionale, përveç nëse janë të akuzuar për terrorizëm dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Gjykata vlerëson se burgsoja e gazetarëve për vepra të tjera ndikon negativisht ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave.
Maqedonia si anëtarë e Këshillit të Evropës dhe si vend që ka ratifikuar Konventën evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut është e obliguar t’i respektojë vendimet e Gjykatës evropiane. Në të kundërtën, Maqedonia rëndë shkelë detyrimet e saj ndërkombëtar duke cënuar reputacionin e saj ndërkombëtarë në Evropë.
Patëm të drejtë kur pohuam se Serbia nuk duhej të ekstradonte Bozhinovskin në Maqedoni, sepse, nuk ka kushte për gjykim korekt.
U dëshmua se vendimi i autoriteteve serbe për ekstradimin e Bozhinovskit ishte politik. Ata në periudhën e heshtjes zgjedhjore praktikisht kidnapuan Bozhinovskin dhe ua dorëzuan në kufi autortiteveve maqedone, para se Gjykata serbe e apelit të deklarohej për kërkesën e tij për azil dhe pa mos i dorëzuan vendimin për ekstradim.
Kërkojmë nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të tërheq akuzën kundër Bozhinovskit dhe të mos përfshihet në një proces të montuar politik, i cili do të ketë pasoja të paparashikueshme. Shkilen të drejtat themelore të nje gazetari, ndërsa pasoja do të ketë edhe ndaj lirisë së mediave dhe opinion do humb besimin ndaj Prokurorisë dhe gjykatave.” thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/