Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, sot tha se solidarizohet me kërkesat e gazetarëve të tre gazetave të botuesit Media Print Maqedoni (MPM) që menjëherë të paguhen pagat për muajin dhjetor dhe janar dhe honoraret e korrespondentëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SHGM mbështet vendimin e këshilit të grevës së gazetarëve të “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest” që të hyjnë në grevë, nëse jo më vonë se 15 shkurt nuk paguhen pagat e mbetura.
“Ne u bëjmë thirrje pronarëve dhe menaxhimit të MPM që seriozisht ta trajtojnë zgjidhjen e problemeve dhe për t’i dhënë fund agonisë në kompani. Është e papranueshme që gazetat dhe gazetarët të të kthehen peng të interesave ditore politike”, thuhet nga SHGM.
Ata thonë se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për situatën në MPM është për të çliruar gazetat nga kontrolli partiak.
Vendimi për grevë në MPM sot mori mbështetje nga Ndërkombëtarët dhe Federata Evropiane e Gazetarëve. /Telegrafi/