Site icon Telegrafi

ShGM kërkon nga PSP ta ndërmerr rastin e Zoran Bozhinovski

Përfaqësuesit e Shoqatë së gazetarëve të Maqedonisë sot kanë qëndruar në Prokurorinë special publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ShGM, Naser Selmani e ka informuar Katica Janeva për rastin e gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili dy muaj është në paraburgim për shkak se Prokuroria publike e akuzon për vepra të ndryshme penale. Bozhinovski në prill u ekstradua nga Serbia në Maqedoni.

Selmani ka kërkuar nga PSP ta ndërmerr lëndën e ndarë të gazetarit Bozhinovski nga Prokuroria për krim të organizuar, për shkak të ndërlidhjes së tij me lëndën „Spiuni“. Tashmë paraprakisht është dorëzuar kërkesë formale për ndërmarrje të lëndës nga ana e PSP./Telegrafi/

Exit mobile version