Site icon Telegrafi

SHGM-ja në mbështetje të lirisë së mediave në Turqi

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i është bashkangjitur nismës së Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (FNG) kundër valës së sulmeve ndaj lirisë së mediave dhe të drejtave të njeriut në Turqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

SGM-ja i është drejtuar me një letër ambasadorit turk në Shkup, Ömür Şölendil, përmes së cilës, shprehin shqetësimin e thellë për mbylljen masovike të mediave dhe arrestimin e gazetarëve në Turqi, pas tentimit për grusht shteti.

SHGM-ja u bën thirrje qyetarëve dhe kolegëve që të nënshkruajnë peticionin për të drejtat e gazetarëve në Turqi, e publikuar nga ”Amnesty International”./Telegrafi/

Exit mobile version