Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni, përkrah grevën e gazetarëve të tre gazetave të botuesit “Media Print Makedonija” dhe fton menaxhmentin e kompanisë që menjëherë t’i plotësojë kërkesat e këshillit grevist për
pagesën e pagave dhe honorareve.
‘Përkujtojmë pronarët e MPM se shkelja e të drejtave sociale të gazetarëve nuk është vetëm shkelje e të drejtave të tyre të punës, por edhe goditje e fortë ndaj lirisë së mediave.
Ftojmë të gjithë gazetarët dhe median të përkrahë grevën e gazetarëve të Dnevnik, Utrinski Vesnik dhe Vest, për të ndërprerë praktikën që mediat të shërbejnë si mjete për realizimin e interesave të pronarëve të mediave dhe pushtetit. Interesat e tyre politike dhe ekonomike nuk guxojnë të përplasen mbi kurrizin e gazetarëve.
SHGM përkrah fuqishëm përpjekjet e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik për gjetjen e zgjidhjes për pagimin e pagave dhe honorareve të vonuara të gazetarëve dhe korrespodentëve’, thuhet nga SHGM. /Telegrafi/