Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ka njoftuar se dita e lirisë së shtypit nga ata do të shënohet para burgut të Shuto Orizares në Shkup duke protestuar për burgosjen e gazetarit Zoran Bozhinovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Naser Selmani me një postim në Facebook ka njoftuar gazetarët se sot nga ora 12 do të qëndrojnë për të protestuar para burgut të të Shuto Orizares, në shenjë revolte për burgosjen e gazetarve dhe pengimin e shprehjes së lirë.
”Sot është 3 Maji, Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit! SHGM këtë ditë do ta shënojë para burgut hetues të Shuto orizarës, ku mbahet në paraburgim gazetari Zoran Bozhinovski.
Kështu, do të dërgojmë mesazh deri te opinion vendas se lira e shtypit në Maqedoni është robëruar. Njëkohësisht do t’i shprehim mbështetje kolegut Bozhinovski.
Ftoj gazetarët nesër (E martë) në ora 12 të na bashkangjiten para burgut, ku do të japin deklaratë për ato pak media të lira në vend.”(sic) thotë Selmani./Telegrafi/