Site icon Telegrafi

SHGM dhe MPB nënshkruajnë protokoll për sigurinë e gazetarëve

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski dhe Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, e nënshkruan sot Protokollin ndërmjet ShGM-së dhe Ministrisë për punë të brendshme për marrëdhëniet midis oficerëve të policisë dhe punonjësve të mediave.

Është një protokoll për siguri brenda MPB-së, i cili duhet të çojë në rritje të sigurisë së gazetarëve në veprimtarinë e tyre profesionale në të ardhmen. Protokolli është krijuar në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informacione të besueshëm”, që zbatohet nga ShGM, ndërsa mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në vend.

Këtë vit, SHGM zhvilloi gjashtë trajnime me temën e sigurisë së gazetarëve me anëtarët e MPB-së, avokatët, gjykatësit, prokurorët dhe gazetarët. Në kuadër të këtij projekti është përgatitur një Doracak për sigurinë e kameramanëve dhe Doracak për sigurinë e korrespondentëve në Maqedoni. Disa ditë më parë, ShGM i promovoi të dy botimet “Kronika e (pa)sigurisë së gazetarëve” dhe “Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave më 27 prill”.

Exit mobile version