Telegrafi

SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve profesionale, ndërsa politikanët t’u përmbahen aktpadive

 

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) janë të mendimit se funksionarët publik duhet t’u përmbahen aktpadive ndaj gazetarëve.

Siç thuhet në kumtesë, rruga drejt profesionalizimit në media duhet të rregullohet përmes organeve vetërregulluese. Në përputhje me praktikën e mirë të vendeve evropiane, toleranca tek politikanët duhet të jetë më e madhe dhe ata duhet të vendosin shembull për shfrytëzimin cilësor të mekanizmave dhe organeve vetërregulluese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

SHGM dhe KEMM ju bëjnë apel mediave t’u përmbahen standardeve profesionale të raportimit duke publikuar informacione të sakta dhe të kontrolluara.

“Ju bëjmë apel mediave të respektojnë standardet profesionale dhe etike, për shkak se shkelja e këtyre standardeve nuk është në interesin e askujt, dhe as më pak në besimin e mediave”, thuhet në reagim.\

Ata në fund shtojnë se është pashembullt që Prokuroria Publike të jep vlerësime se cilët media janë të papërgjegjshme, duke rikujtuar se kjo është punë e publikut./Telegrafi/

Lexo po ashtu AGM bën thirrje të mos hiqen tekstet e publikuara në media që kanë të bëjnë për aferën ‘Haraçi’