Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) të hënën dërgoi shkresë deri në Departamentin për kontrolle të brendshme në MPB për paraburgimin e gazetarëve Mahmuti dhe Uka, të cilët javën e kaluar u mbajtën në paraburgim në stacionin policor “Kisela Voda”, për shkak të fotografimeve të dyshuara të Këshillit Gjyqësor gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e Trimave”.
Në shkresë SHGM kërkon shpjegim nga policia për arsyet e mbajtjes së gazetarëve Mahmuti dhe Uka në paraburgim për 6 orë.
Gjithashtu SHGM kërkon policia të hetojë këtë rast dhe nëse konstatohet tejkalim i kompetencave të policëve të merren masa disiplinore përkatëse.
Nga SHGM shpresojnë se MPB shpejtë do të shqyrtojë shkresën dhe do të lajmërojnë për rezultatet e hetimit./Telegrafi/