Site icon Telegrafi

SHGM: Dënojmë sulmet ndaj gazetarëve të TV 24, Vesti dhe Portalb

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmjet një reagimi drejtaur Telegrafit në Maqedoni ka dënuar ashpër sulmet fizike ndaj gazetarëve të TV 24Vesti dhe Portalb.

”Sulmi fizik mbi ekipit të Televizionit 24 Vesti nga ana e sigurimit të Qendrës tregëtare në Shtip dhe kërcënimet e ish-ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti ndaj gazetares së Portalb-it Elida Zilbehari, paraqesin sulm ndaj lirisë së mediave.”

”Pengimi në kryerjen e punës të kameramanit të 24 Vesti Ivan Kamçev që të inçizojë Qendrën tregëtare dhe kërcënimi nëpërmjet të ndërmjetësuesve ndaj gazetares Zilbehari nga ana e Bexhetit, kanë qëllim të qartë që t’i heshtin gazetarët që mos t’i kritikojnë dukuritë negative në shoqëri.”

”Këto sulme dhe kërcënime tregojnë që dhunuesit që deri më tani sulmonin gazetarët, nuk janë friguar nga ndryshimi i qeverisë në Maqedoni. I bëjmë thirrje ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasovski që menjëherë t’i identifikojë dhe të merr përmasa ndaj dhunuesve.”

”E përkujtojmë qeverinë e re që reformat e vërteta në mediat do të fillojnë kur do të ndërpresë dhuna ndaj gazetarëve, e cila do të arrihet vetëm nëse dhunuesit dënohen ashpër.”

”Maqedonia në maj të vitit të kaluar e pranoi rekomandimin e Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve. Sipas saj qeveria jonë është e obliguar t’u garantojë gazetarëve mjedis të sigurtë për punë.” thuhet në reagimin e SHGM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version