Telegrafi

SHGM: Dënojmë kërcënimet dhe fyerjet mbi gazetarët

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet mbi gazetaren e gazetës “Slloboden Peçat”, Mirosllava Burns nga Laste Ivanovski, i punësuar në Drejtorinë Doganore.

Gjatë ditës së djeshme Ivanovski nëpërmjet të rrjetit social Facebook ka fyer rëndë dhe iu është kërcënuar gazetares Burns. Kjo mënyrë e papërshtatshme e komunikimit dhe ngacmimit është e papranueshme dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë e fjalës.

Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i merr të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti. Njëkohësisht, duke marrë parasysh se kërcënimet janë bërë nga ana e një punonjësit shtetëror kërkojmë nga zyrtarët në Drejtorinë Doganore të dënojnë të punësuarin e tyre me qëllim që të mos ndodhin raste të ngjashme në të ardhmen.

SHGM përkujton se kërcënimet dhe ngacmimet në internet janë në rritje në periudhën parazgjedhore dhe edhe një herë u bën apel partive dhe qytetarëve të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve pasi kjo është një vepër penale për të cilën janë parashikuar dënime rigoroze./Telegrafi/