Telegrafi

SHGM: Deklaratat e Rahiqit, sulm ndaj fjalës së lirë në Maqedoni

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj kërcënimeve të ish-deputetit Esad Rahiq ndaj gazetarëve, duke i paralajmëraur që të jenë të vëmendshëm se çfarë shkruajnë në lidhje me arrestimin e vëllait të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rahiq ka deklaruar se ka familja e tij ka shumë miq dhe nuk garanton për reagimin e tyre kur të takojnë gazetarë në rrugë.

SHGM-ja konsideron se deklaratat e këtilla paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave dhe kanë për qëllim heshtjen e gazetarëve. SHGM-ja i thërret gazetarët që të respektojnë standardet profesionale dhe t’i verifikojnë faktet para se të publikojnë lajme.

Kjo kërkesë bëhet posaçërisht në rastet e raportimeve për tema të ndjeshme. Njiherit SHGM-ja kërkon nga qytetarët që të raportojnë çfarëdo rasti të raportimit profesional të mediave./Telegrafi/