Site icon Telegrafi

SHGM: DAP-i të paguaj taksën radiodifuzive

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e konsideron si ndërhyrje të pafytyrë të Qeverisë në institucionet autonome të shërbimit publik bllokimin e xhirollogarisë së RTVM-së nga ana e Drejtorisë së të ardhurave publike (DAP), transmeton Telegrafi.

Sipas SHGM-së, është absurde që DAP aktron diciplinë finanicare ndaj RTVM-së për mospagim të taksave, kur vet DAP-i nuk është në gjendje të paguaj taksën radiodifuzive, që është burimi kryesor i financimit të shërbimit publik.
SHGM thotë se Qeveria nuk mund të fsheh përgjegjësinë e saj për gjendjen e keqe financiare të shërbimit publik, duke aktruar konstruktivitet. Më tej SHGM kërkon që DAP të liroj xhirollogarinë e RTVM-së dhe të kryej pagesën e taksës radiodifuzive./Telegrafi/

Exit mobile version