Site icon Telegrafi

ShGM ankohet tek OSBE-ja për rikthimin e propagandës politike në media

Delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u takua me përfaqësues të misionit mbikëqyrës të ODIHIR, ku u bisedua me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe referendumin, që kanë ndikim direkt ndaj punës së mediave.

Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani tha se Qeveria dhe opozita e keqpërdorin referendumin që të sigurojnë financim të propagandës së tyre politike në fushatë zgjedhor me para publike duke shkaktuar dëme të mëdha ndaj lirisë së mediave dhe gazetarisë profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Selmani vlerësoi se zgjidhja ligjore i kthen në derë të madhe fushatat e Qeverisë në kohën e regjimit të Gruevskit, kur me para publike Qeveria zbatonte fushatat mediatike për sukseset që ka bë.

Ai konsideron se pagesa e propagandës politike në media me para publike do t’i përforcojë lidhjet korruptive të mediumeve me partitë politike dhe do të ndikojë në raportimin e proceseve politike në vend. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion ndaj Qeverisë pas mbajtjes së referendumit, dhe këto ndryshime të fshihen nga Kodi Zgjedhor.

Drejtori i ShGM-së, Dragan Sekullovski e kritikoi sjelljen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila në kundërshtim me praktikat e mira evropiane, përpiqet të marr kompetenca nga Agjencia për media me me regjistrim online të mediave. Sekllovski konsideron se KSHZ-ja nuk mund të vlerëson raportimin e online mediave për referendumin dhe t’i dënojë për raportim të pa balancuar/Telegrafi/

Exit mobile version