Telegrafi

Shfuqizohet një pjesë e aktgjykimit për lëndën “Fortesa 2”, gjykimi për Grujevskin duhet të fillojë nga e para

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Safet Kadriu e ka vërtetuar informacionin për shfuqizimin e aktgjykimit për lëndën “Fortesa 2”, vetëm për një pjesë të akuzës për të arratisurin Goran Gruevski, që tani për tani dihet se ndodhet në Greqi.

Ai u dënua me një vite e gjysmë burg, pas akuzës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sipas së cilës, bashkë me pesë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), i kanë shkatërruar dokumentet zyrtare të përgjimeve të paligjshme.

Te pjesa e shfuqizuar ka patur mangësi në kushtet ligjore për dënim në mungesë, ka konfirmuar Kadriu. Kjo do të thotë se gjykimi duhet të fillojë nga e para./Telegrafi/