Përplasjes në mes të Shoqatës për të drejtat autoriale muzikore (SHDAM) dhe radiodifuzerëve në Maqedoni, në lidhje me emitimin e muzikës maqedonase, serbe dhe kroate, i ka dhënë fund vendimi më i ri i Ministrisë së kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit, Ministria e kulturës ka sjellë vendim për shfuqizimin e vendimit të SHDAM-së, pasi që vlerëson se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit për të drejta autoriale dhe të ngjashme.
Ky vendim hy në fuqi në ditën e sjelljes./Telegrafi/