Një gjykatë ka tërhequr kodin për lirinë seksuale të femrës në bazë të mendimit se ligji nuk duhet të ndërhyjë në gjëra të këtilla, shkruan The Sun.
Meshkujt të cilët i kanë gënjyer të dashurat e tyre për të pasur seks, më herët janë dënuar me dy vite burg ose 2.200 euro.
“Autoritetet duhet të tërhiqen nga ndërhyrja në aktivitetet seksuale të meshkujve të cilët i bindin femrat në mënyrë jo të dëmshme”, shkruan në vendimin e marrë nga gjykata.
Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se ky vendim do të thotë se ligji i vjetër 56 vjet do të shfuqizohet menjëherë dhe të gjithë meshkujt e dënuar nën këtë ligj do të lirohen dhe do të marrin kompensim nga shteti. /Telegrafi/