Gjykata e Apelit në Shkup e shfuqizoi aktgjykimin për ish-kryetarin e komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, për blerje të votave për zgjedhje.
Sipas Agjencisë së lajmeve AIM, lënda është kthyer në shqyrtim, ndërsa konfirmimi vjen nga Liljana Sitnikovska, gjykatës dhe zëdhënëse e gjykatës.
Gjykata themelore e Kavadarit e kishte dënuar Panovin me dy muaj burg, për blerje të votave./Telegrafi/