Site icon Telegrafi

Shfuqizohet aktgjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, rigjykim për drejtorët, mjeku Vuçevski në liri

Gjykata e Apelit në Gostivar ka shfuqizuar aktgjykimin me kusht të dhënë për dy ish-drejtorët e Qendrës Klinike në Tetovë, Artan Etemi dhe Florin Besimi, të cilët ishin dënuar për ngjarjen tragjike të zjarrit në Qendrën për Covid-19 ku humbën jetën 14 persona. Vendimi për rivendosjen e gjykimit erdhi pasi u vërtetua se gjykata e parë nuk kishte trajtuar rastin me kujdesin e duhur dhe se aktgjykimi përmbante mangësi në arsyetimin e faktit dhe në zbatimin e procedurës ligjore.

Në të njëjtën vendim, Apeli gjithashtu konfirmoi pafajësinë e mjekut Boban Vuçevski, i cili kishte marrë pafajësi që në fillim për çështjen e zjarrit në spitalin modular.

“Gjykata shqyrtoi pretendimet ankimore të PTHP për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi të Kodit Penaë, por nuk i pranoi si të bazuara duke konsideruar se aktgjykimi i ankimuar në seksionin. në pikën II nuk përmban mangësi të tilla për shkak të të cilave nuk mund të shqyrtohej për sa i përket korrektësisë dhe ligjshmërisë së tij. Formulimi i aktgjykimit është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të vërtetuara dhe qëndrimet e miratuara juridike të gjykatës. Këshilli i kësaj gjykate vlerëson se të gjitha pretendimet ankimore të lartpërmendura të paraqitura në ankesën e janë të pabazuara”, thuhet në shpjegimin për lirimin e doktor Vuçevskit.

Gjykatësit theksuan se gjykata e shkallës së parë kishte lënë një sërë pyetjesh pa përgjigje dhe se aktgjykimi i tyre nuk ishte i qartë dhe i plotë sa i përket korrektësisë dhe ligjshmërisë së procedurës penale. Ndër të tjera, mungesa e arsyeve të arsyetuara për faktet vendimtare dhe errësimi i plotë i arsyeve të dhëna bënin aktgjykimin e parë të papërshtatshëm për shqyrtim të mëtejshëm.

Rasti pritet të rihapet, duke kërkuar një trajtim më të hollësishëm dhe të përgjegjshëm të të gjitha aspekteve ligjore dhe faktuale.

Exit mobile version