Shfuqizimi i vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, për faljen e 56 personave, ka vënë në lëvizje gjykatat e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas marrjes në pyetje në Gjykatën Penale të liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevskik, dhe kryetarit të Gazi Babës, Toni Trajkovski, edhe Gjykata themelore Shkupi 1 është vënë në lëvizje për të rikthyer në burg Zvonko Kostovskin, i cili u lirua pas faljes së kryetarit Ivanov.
Kostovski është i dënuar me tre vite burg, për rastin ”Puç”. Ai e ka pranuar akuzën për rastin në fjalë, ndërkaq ndër të akuzuarit është edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev./Telegrafi/