Video e një gruaje në një fluturim të American Airlines, e cila u largua nga aeroplani pasi akuzoi një bashkëpasagjer se nuk ishte “real” është bërë virale.
Tashmë njerëzit janë të bindur se kanë gjetur djalin “joreal”.
“Po të them, dil jashtë, ka një arsye pse po iki”, bërtiti ajo ndërsa ecte në korridorin midis ulëseve.
“Mund të më besoni apo jo. Nuk më intereson. Por, unë po ju them, ai atje nuk është i vërtetë”, tha ajo, duke treguar dikë.
Një video filloi të qarkullojë në Twitter që njerëzit pretendojnë se është marrë në atë aeroplan, dhe tregon një djalë me kapuç të gjelbër për të cilin përdoruesit e rrjetit social janë të bindur se është burri nga i cili gruaja kishte frikë. /Telegrafi/
🔥🚨BREAKING: Here is a new video of the person in the green hoodie from “that MF is not real video” on that plane. pic.twitter.com/MWGypla2Gr
— Dom Lucre | Breaker of Narratives (@dom_lucre) July 6, 2023
@knuckelslawncare #drunkonaplane ♬ original sound – Juan Franqui