Telegrafi

Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një 52-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë së Tiranës 52-vjeçarja kishte në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, ku edhe mbante shtetaset 20-vjeçe banuese në Tiranë, një 19-vjeçare dhe një 34-vjeçare., ku edhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./abcnews.al/