Telegrafi

Shfrytëzoni çdo të shtunë me Movie Night në VitaLand

Aktiviteti i përsosur për fundjavat e familjeve tuaja është këtu – kjo sepse Movie Night po fillon në VitaLand!

Mblidhni familjen, miqtë dhe të vegjlit tuaj dhe bashkohuni me ne çdo të shtunë në orën 19:00 për një mbrëmje magjepsëse të mbushur me të qeshura, emocione dhe filmat më të mirë që do t’ju lënë të mahnitur.

Movie Night në VitaLand do t’u përshtatet të gjitha moshave – që nga fëmijët e deri tek prindërit.

Dhe s’ka kënaqësi më të madhe sesa të nisim Movie Night me filmin e shumëpritur të vitit “Spider-Man Across the Spiderverse”.

Me animacon mahnitës, një histori tërheqëse dhe personazhe që do të rrëmbejnë zemrën tuaj – ky është një film që premton të jetë kënaqësi për çdo anëtarë të familjes.

Sillni të dashurit tuaj dhe gëzimin – VitaLand do t’ju ofrojë pjesën tjetër.

Shihemi në VitaLand çdo të shtunë për Movie Night më të mirë ndonjëherë!