Telegrafi

Shfrytëzon të ëmën si “mburojë”, që t’ia ndalë punën shoferit të traktorit (Video)

Thonë se fëmijët duhet të bëjnë gjithçka që mos t’i hidhërojnë prindërit që i rritën me mund dhe përkushtim, por kështu nuk ndodhi me një burrë që shfrytëzoi të ëmën si mburojë që të ndalë një burrë ta lëviz traktorin në një zonë rurale në Indi.

Ky burrë tërhiqte zvarrë të ëmën sikur të ishte thes me patate, dhe në një moment ia vë kokën nën rrotën e traktorit për tu siguruar që assesi nuk do të mund të lëvizë, transmeton Telegrafi.

Por, e gjithë ngjarja ndodhi pasi gjykata mori vendimin në favor të shoferit të traktorit të cilit i është lejuar ta punojë tokën e tij, megjithatë këtë vendim e kishte shpërfillur i biri i gruas së moshuar që assesi nuk pajtohej me këtë fakt.

Pasi që pamjet e këtij momenti u shpërndanë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, policia indiane ka konfirmuar se kanë filluar hetimet kur burrit që stoponte punën e traktorit. /Telegrafi/