Kelsey nga Shtete e Bashkuara, kishte gjithmonë dyshime në shoqen e ngushtë Britney, andaj shfrytëzoi të dashurin Sam për të testuar besimin e saj.
Përmes emisionit që zbulon tradhtitë e ndryshme, ajo pa se si shoqja më e mirë, nisi të flirtonte me të dashurin e saj dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.
Ishte edhe ai që e teproi duke e prekur dhe puthur, ndërsa nuk hezitoi t’i kërkonte që të dilnin, po që se ndahet prej saj.
Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur Sam pranoi se i pëlqen shoqja e saj dhe ajo mbeti pa të dashur dhe pa miken, të cilës kurrë nuk i kishte besuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/fiaOZznZgt8