Telegrafi

Shfrytëzon lodrën e seksit, për të riparuar pjesët e dëmtuara të veturës (Video)

Një video interesante është postuar në internet, ku shfaq momentin kur një grua shfrytëzon vakuumin e një lodre seksi, për të eliminuar gërvishtjet e një veture dhe vrimat e krijuara, si pasojë e një aksidenti.

Kjo metodë interesante e riparimit të pjesëve të dëmtuara të veturës,është bërë hit në internet, për faktin se kjo grua shfrytëzon një lodër seksi, transmeton Telegrafi.

E shoqëruar nga një burrë, gruaja franceze shihet duke i riparuar pjesët e dëmtuara të karrocerisë së veturës së saj.

Shumë njerëz që e kanë parë videon në YouTube, kanë postuar komente interesante ku ndër ta është edhe ai në të cilin shkruan, “duket se lodrat e seksit nga sot hyjnë në kategorinë e veglave të veturave”. /Telegrafi/