Mund të duket se ishte një hajn mençur dhe i shkathët, por duket se me këtë veprim vetëm se u konsiderua budalla
Adoleshenti i paemëruar nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, raportohet të ketë vjedhur një Tesla Model 3 që ishte e parkuar jashtë një qendre tregtare, transmeton Telegrafi. Fakti që 21-vjeçari përfundoi gjithçka vetëm me një telefon të zgjuar, u konsiderua se ai është i zgjuar dhe i shkathët. Por, ai ra në duart e policisë pas vetëm tri ditësh, gjë që tregoi se veprimi tij nuk ishte i menduar aspak mirë.
Nëpërmjet aplikacionit që e krijoi vet, ai arriti të ndërhynte në sistemin e brendshëm të Model 3, ta hapte dhe ta ndizte. Para se të nisej, u kujdes që ta ndalonte sistemin GPS, në mënyrë që të mos zbulohej se nga po shkon.
Mirëpo, sa herë që një EV i tillë kyçet që të mbushte në Tesla Supercharges, menjëherë bëhet e ditur se ku ndodhet. “Tesla nuk ëhstë një veturë që bën për ta vjedhur, të dhënat enorme që i mbledhë, nganjëherë janë edhe të frikshme” ka thënë një ekspert policor.
Në anën tjetër, një komentues ka thënë që ai e ka bërë vetëm për të treguar aftësitë hakuese, si dhe t’i bëjë të ditur zyrtarëve në Tesla që t’i kompletojnë makinat edhe me numrin VIN, për të pamundësuar vjedhjet në këtë formë. /Telegrafi/