Laura Hofenk nga Wageningen i Holandës, e ka transformuar enterierin e banesës sikur të jetë një kapsulë kohë, me televizion katror, kaseta, tapeta muri dhe telefon kabllor
Gazetarja 32-vjeçare, është fiksuar pas stilit të viteve të 70-ta, që kur prindërit e dërguan nëpër muze dhe i tregonin mënyrën se si është jetuar në atë kohë.
“Që pra prilli i vitit të kaluar, kur u vendosa në këtë banesë, vendosa ta ktheja sikur në një kohë që edhe stili e ka harruar. Më pëlqejnë këto orendi” ka thënë Hofent.
Shumicën e kohës së lirë, ajo e ka kaluar duke kërkuar nëpër qendra të ndryshme, ku shiten gjësendë të përdorura dhe duke blerë nëpër qendra bamirësie. E dashuruar në gjësende ngjyrë portokalli, ngjyrë kafe dhe rozë, ajo papritmas vërejti që e tërë shtëpia saj kishte marrë këta ngjyra, transmeton Telegrafi.
“Prindërit e mi, e kanë regulluar shtëpinë e tyre në këtë formë, por atëherë ishte moderne. Mua ende më pëlqen ta dekoroj në këtë mënyrë, dua t’i bëj gjërat pak më ndryshe” ka shpjeguar holandezja.
Megjithëse shikon në television katror dhe përdorë mjete shumë të tjeshta pune, në banesën e saj ka Wifi dhe mund të lidhet me internet.
/Telegrafi/