Christopher Yocom nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ishte kthyer nga mjeku me një antibiotik, kur shkoi të kontrollohej për plagën në fytyrë.
Derisa ishte duke e rinovuar shtëpinë, 28-vjeçarit i kishte hyrë nën lëkurë një objekt misterioz, që i shkaktonte dhimbje të mëdha dhe rrjedhje, transmeton Telegrafi.
I vendosur që ka diçka brenda, ai nisi ta largonte me pinca. Meqenëse nuk i bënin punë, shfrytëzoi darët dhe kapi objektin e çuditshëm, teksa mbi buzë i mbeti plaga e thellë.
“Duket se e nxori dhëmbin” si dhe “kjo duhet trajtim adekuat, nuk është se po nxjerrë gozhda”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/yssPijZ1SLA