Site icon Telegrafi

Shfrytëzimi i telefonit shkakton pasiguri gjatë vozitjes – por çfarë mund të themi për ekranin multimedial në veturë?

Mund të duhen deri në 48 sekonda për të gjetur funksionet në ekranin me prekje. Përdorimi i celularit gjatë vozitjes apo edhe mbajtja në dorë është e dënueshme në shumicën e vendeve. Arsyeja kryesore për këtë është fakti se shoferi duhet të largohet nga rruga ndërsa është i zënë duke përdorur smartfonin e tij.

Por, çfarë ndodh me ekranet me prekje që janë bërë pjesë integrale e dizajnit të shumicës së veturave të reja? Edhe aty ku ka butona, levë apo komanda të tjera fizike për lundrim nëpër menytë e sistemit, ekziston mundësia e zgjedhjes së komandave me prekje dhe në këtë mënyrë devijimi i pamjes nga rruga.

Sa më e re të jetë vetura, aq më e ndërlikuar dhe e vështirë është të menaxhohet, thotë Ian Jack i Shoqatës Kanadeze të Automobileve, cituar nga The Canadian Press.

Sipas një raporti të publikuar nga Universiteti i Utahs dhe Fondacioni AAA, mund të lexohet se me kompleksitetin aktual të sistemit, gjetja e funksioneve në ekranin me prekje mund të zgjasë deri në 48 sekonda.

Kjo është e krahasueshme me dërgimin e mesazheve ose ndjekjen e rrjeteve sociale në një smartphone gjatë vozitjes, gjë që është e paligjshme.

Legjislativët në disa vende gjithashtu kanë filluar ta njohin këtë problem. Kështu që Tesla kohët e fundit u detyrua të bllokonte mundësinë e luajtjes së lojërave gjatë vozitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version