Telegrafi

Shfletuesi i Androidit kapërceu Operan

 

Nga vendi i dytë i shfletuesve më të popullarizuar, ku në të parin natyrisht është Safari, e ka rrëzuar shfletuesi i Androidit, i cili tani ka posedim prej 18.65%. Opera nga gati 19% të tregut të shfletuesve mobil gjatë muajit të kaluar në tetor ra në 13.12 për qind.

Symbian është i katërti me 2.55%, e BlackBerry browser ka në posedim rreth 2.04%.
Safari po e vazhdon dominimin në tregun global të shfletuesve mobil, dhe nga rreth 50 për qind gjatë vitit të kaluar, tani arriti në 62.17%.

Për sa i përket shfletuesve për PC nuk ka ndryshim në radhitje – Internet Explorer është ende i pari (52.63%), Firefox i dyti (22.51%), i treti është Chrome (17.62%), e Safari dhe Opera ndodhen në vendin e katërt respektivisht të pestë. Safari i cili në variantin mobil po udhëheq, për sa i përket tregut të PC-ve ka në posedim vetëm 5.43 për qind.

Të dhënat tjera të kompanisë NetMarketshare mund ti shikoni këtu. /Telegrafi/