Site icon Telegrafi

Shfaqi probleme shëndetësore sapo u fut në ujë, ndërron jetë 66-vjeçari në Golem

Një 66-vjeçar ka ndërruar  jetë pasi ka rënë në kontakt me ujin në Golem.

Njoftohet se sapo është future në det, 66-vjeçari, banues në Elbasan, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Më konkretisht, dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë, atij i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Exit mobile version