Site icon Telegrafi

Shfaqi probleme serioze shëndetësore në sallën e gjyqit, avokati ndërron jetë në spital në Tiranë

Një avokat ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi ishte ndjerë keq gjatë zhvillimit të një seance në Gjykatën e Apelit, njoftoi kjo e fundit për mediat.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku po zhvillohej një gjykim penal. Avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit, shkruan A2 CNN.

“Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë. Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version