Sharon Stone është duke u rikuperuar nga incidenti që pësoi gjatë pushimeve në Itali.
Ajo bëri një postim në rrjete sociale duke treguar se e lëndoi syrin dhe se nga kjo iu nxi.
“Ky udhëtim ka qenë i vështirë; por unë jam më e ashpër”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Pas kësaj, ajo u vërshua nga komentet krahas fotografisë duke u pyetur nga fansat se çfarë saktësisht kishte ndodhur.
Në një video tjetër, ylli i famshëm sqaroi: “E di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua nga syri i nxirë, kështu që dua të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele sa në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të shkuar në tualet nuk dija ku isha. Rashë me fytyrë mbi mermer”.
Aktorja e “Basic Instinct” shtoi: “Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj”.
Para udhëtimit në Turqi, Stone postoi foto të saj duke ecur në rrugët e Romës me djalin e saj 19-vjeçar, Laird.
Ndërsa ishte në Itali, nëna e tre fëmijëve mori pjesë në Festivalin e Filmit në Taormina, ku mori çmimin ‘Golden Cariddi’. /Telegrafi/