Rihanna ka pozuar për kopertinën e numrit të ri të revistës “Interview” dhe ka acaruar shumë besimtarë që e ndjekin në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, ajo është fotografuar si murgeshë dhe në plan të parë ka qenë gjoksi i zbuluar.
E me këtë rast nuk munguan as komentet negative në lidhje me dukjen e saj.
“Mos respekti për krishterimin tregohet shumë hapur”, “Unë jam musliman, por mendoj se kjo është shumë poshtëruese”, “Ti tallesh me krishterimin, si zakonisht. Do tallesh me Islamin? Jo. Atëherë pse tallesh me të krishterëve?”, “Ç’të shkon mendja? Zoti të faltë” – janë disa prej reagimeve.
Në intervistë, këngëtarja ndër të tjera ka folur edhe për partnerin e saj, reperin ASAP Rocky, me të cilin ka dy djem – RZA dhe Riot.
Ajo deklaroi se në fillim nuk ishte e sigurt nëse ai ishte mashkulli i duhur për të.
“Unë thjesht lashë të ndodhte gjithçka që duhej të ndodhte. Marrëdhënia jonë ishte si një lule – ose do të vdesë ose do të lulëzojë. E lashë të rrjedhë”, tha ajo.
Artistja e famshme shpreson të vazhdojë të zgjerojë familjen e saj me të.
Ajo shtoi se dëshiron të ketë aq fëmijë sa vendos Zoti.
“Nuk e di se çfarë dëshiron Zoti, por do të pajtohesha me më shumë se dy”, tha ajo. /Telegrafi/