Telegrafi

Shfaqet premiera e filmit “Diamanti”

“Diamanti” ka mbledhë rreth vetës aktorët më të njohur të kinematografisë së Kosovës.

Kanë sjellë një ngjarje që rrëfen përpjekjet e tre gangsterëve kosovarë, protagonistë të filmit, Vuca, Bulli dhe Zagi, të cilët detyrohen të vjedhin një diamant i cili është kusht për jetën e tyre.

“Diamanti” është pikërisht edhe emri që ka marrë projekti më i ri i regjisorit Genc Berisha, i cili është dhënë mbrëmë premierë në Cineplexx.

Berisha është shprehur mjaft i kënaqur pas shfaqjes së premierës, duke e cilësuar atë si një arritje mjaft e lartë.

“Filmi ka qenë një iniciativë e gjithë ekipit, dhe kemi punuar rreth një muaj në terren. Jemi duke punuar nga dhjetori dhe tash arritëm të japim premierën. Jam shumë i kënaqur, me kushtet që kemi pasur filmi ka dalë shumë mirë”, thotë regjisori Genc Berisha, për RTV Dukagjinin.

Ndërsa bashkë skenaristi Lulzim Bucolli tregon eksperiencat gjatë përgatitjes së filmit.

“Jemi kënaq në proces të punës, kemi vuajtur bashkë me ekipin. Për ne është e rëndësishme si po e presin publiku”.

Aktori Armend Baloku përshkruan eksperiencën e tij në këtë film, si diçka e veçantë.

“Përvoja në këtë fil ka qenë shume e mirë. Organizimi i filmit ka qenë shumë më i mirë se pjesa e parë. Ka qenë një ekip e madhe që kanë punuar prapa kamerës”, tregon më tej aktori Armend Baloku. /Telegrafi/