“Qëllimi i këtij dokumentari ka qenë që me shpalos një pjesë të luftës së UÇK-së, e cila deri më tani ka qenë e fshehur. Bëhet fjalë për një periudhë prej 25 nëntor 1997 kur është sulmuar shtëpia e Sandokanit- Abedin Rexhës, deri më 28 nëntor kur UÇK-ja del në skenë në varrimin e mësuesit Halit i cili është vrarë dy ditë më herët në betejën që UÇK-ja e ka organizuar në fshatin Lludeviq në Skenderaj”, tha Lani.
Përmes këtij dokumentari, Lani ka thënë se e ka shpalos një pjesë të historisë ku ka marr hov lufta e UÇK-së, dhe dalja në skenë për herë të parë e UÇK-së. “Shumë njerëz kanë dëgjuar për këtë pjesë të historisë që mendoj se është shumë e rëndësishme mirëpo nuk kanë pas mundësi ta dinë në tërësi këtë pjesë të historisë, pastaj përmes këtij dokumentari jemi përpjek që ta shpalos para tyre një pjesë të historisë të UÇK-së, e cila fillon më 25 nëntor dhe përfundon me 28 nëntor me varrimin e mësuesit Halit dhe me daljen e UÇK-së në skenë. Këtu merr hov lufta e UÇK-së, e cila më pas nga një grup i cili nuk ka qenë mirë i organizuar dhe me pak persona rreth vetës është bërë një ushtri ku lufta e saj rezultoi edhe me çlirimin e Kosovës”, ka thënë Arsim Lani.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka lavdëruar Lanin për punën e bërë. Ai ka thënë se deri më tani për këtë pjesë të historisë nuk ka pasur dokumentar. “Kjo punë është dashur të bëhet në mënyrë institucionale dhe në mënyrë shtetërore por fatkeqësisht deri më tani ende nuk e kemi pasur një dokumentar për këtë temë për të pasqyruar luftën e lavdishme të UÇK-së, dhe rrjedhat se si UÇK-ja ka bërë organizimin e saj dhe daljen publike të UCK-së”, ka shtuar Xhemajli.
Ndryshe, dokumentari “Tri ditë para fillimit”, zgjat 42 minuta dhe është realizuar brenda dy jave.
Autori i dokumentarit gazetari Arsim Lani, ka thënë se janë munduar që brenda këtij afati kohor ta realizojnë këtë dokumentar pasi që sipas tij datat lidhen me festën e 28 nëntorit. /Telegrafi/