Dukje shumë më e butë, se që është parë herën e kaluar
Në fund të vitit, Volkswagen e sjellë modelin shumë të rëndësishëm ID.3, që do ta formojë grupin e makinave elektrike ID, si mënyrë zëvendësimi të Beetle dhe Golf, transmeton Telegrafi.
Më herët, është bërë e ditur dhe është shfaqur forma që do të ketë Volkswagen ID. Crozz, derisa tani është shfaqur për herë të parë versioni i këtij modeli, me format që do t’i ketë kur të del nga prodhimi.
Krahasuar me konceptin e egër që e kemi parë, tani duket shumë më butë me linja më të thjeshta, dyer të zakonshme dhe tavan sikur makinat kupe. Stili mund t’i mungojë, por kjo sakrificë është bërë për më shumë hapësirë qëndrimi dhe bagazhi.
Volkswagen ID. Crozz që lansohet më 2020, vjen me 302 kuaj fuqi dhe autonomi deri në 480 kilometra, ndërsa thuhet se ka kualitet të lartë dhe do jetë shumë i mirë. /Telegrafi/