Prezantimi zyrtar i kësaj makine, pritet të ndodhë në fund të vitit
Mercedes GLA është e vetmja makinë që mbushet me rrymë e këtij prodhuesi, por që kjo gjendje do të ndryshojë kur të lansohet modeli EQC, që ka çmim shumë më të përballueshëm, transmeton Telegrafi.
Në fund të vitit, Mercedes do ta prezantojë zyrtarisht versionin e ri të GLA, që pritet të ketë çmim shumë më të përballueshëm dhe nivel të lartë teknologjie, që të mund të rivalizojë me Tesla.
Vetëm pak kohë pasi u mësua data e prezantimit, kjo makinë u shfaq për herë të parë derisa ishte duke u testuar.
Shtresat e kamuflazhit ia kanë mbuluar vetëm pjesën e përparme dhe të pasme, duke dhënë më shumë njohuri, se si do të duket kur të lansohet.
Brenda Mercedes GLA do të jetë motori me 60 kWh që i mundëson autonomi deri në 400 kilometra, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për pesë sekonda. /Telegrafi/