Ky sedan me përformacë të lartë, është parë teksa testohej në pistën e Nurburgringut
Deri më tani, ka arritur të spiunohet A-Class i ri, ndërsa reportrët që merren m veturat reja, arritën ta fotografojnë edhe Mercedes-AMG E63, transmeton Telegrafi.
Këtë sedan të përformancës të lartë, e kanë parë teksa testohej në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, me shtresa të pakta kamuflazhi, ndërsa edhe ndryshimet janë minimale.
Meqenëse është një rifreskim, në mesin e lansimit të variantit, i janë ndryshuar vetëm dritat dhe mbrojtëset, që duket sikur të jenë huazuar prej modelit CLS.
Ndryshime pritet të pësojë në pjesën e prapme dhe të përparme, si dhe të ketë grillin Panamericana kur të del prej prodhimit. Mirëpo, ndryshimet do të jenë në pjesën e brendshme, ku pritet të vendoset teknologji e lartë.
Sikur të A-Class i ri, të cilës i është spiunuar edhe enetrieri, njëjtë pritet të ndodhë edhe me Mercedes-AMG E63 të ri, që do të ketë pjesë që e ndihmojnë dhe lehtësojnë vozitjen. /Telegrafi/