Site icon Telegrafi

Shfaqet për herë të parë gjatë fazës së testimit Mitsubishi Outlander

Modeli Outlander, ka tetë vite që është në treg

I lansuar më 2012, Mitsubishi Outlander ka pësuar disa përditësime me kohë, por që me kalimin e kohës, platforma dhe dukja i është vjetëruar në krahasim me konkurrencën, transmeton Telegrafi.

Por, në fillim të këtij viti, është bërë e ditur se një Otlander tërësisht i ri do të vijë së shpejti, ndërsa tani është shfaqur për herë të parë gjatë fazës fillestare të testimit.

Deri më tani, në imazhet e siguruara prej reporterëve, shihet ky model me shtresa të mëdha kamuflazhi, që ia mbulojnë të gjitha linjat e dukshme.

Brenda një kohe të shkurtër, pritet që ta shohim Outlander edhe më afër, sepse prezantimi zyrtar, do të ndodhë pas gjysmës së këtij viti.

Gjatë kësaj kohe, pritet të shfaqet edhe më afër Mitsubishi Outlander, që si pjesë e bashkëpunimit me Renault, do ta ketë platformën e njëjtë me Nissan Rogue.

Në këtë formë, ky model i nënshtrohet gjuhës së re dizajnuese të Mitsubishit, me forma më të mëdha, grill më të gjerë dhe drita të reja LED. /Telegrafi/

Exit mobile version