Telegrafi

Shfaqet para dhomës së hotelit kur mëson se gruaja e tij kishte hapur llogari në internet për t’u takuar me tjerët, burri nga SHBA e dokumenton momentin me video

Një burrë në SHBA kishte vendosur të mbështesë me prova pretendimet e tij se gruaja po e tradhton, duke hapur një llogari në ueb-faqen OnlyFans dhe priste në hotel që të arrijë një burrë tjetër.

Bashkëshorti i saj filmoi tërë momentin nga futja në hotel e deri të hyrja në dhomë, ku ajo duke menduar se po trokiste tjetri hapi derën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mbeti e habitur kur mësoi se në fakt ishte bashkëshorti i saj, që kishte kuptuar për llogarinë e saj të fshehtë në OnlyFans.

Ajo kur hapi derën po qëndronte vetëm me të brendshme, duke menduar se ishte personi me të cilin kishte kontaktuar përmes OnlyFans.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai bëri me dije se me personin që kishte biseduar në internet në fakt ishte ai dhe se kishte hapur llogari të rreme për ta futur në grackë. /Telegrafi/