Telegrafi

Shfaqet një Nissan i ri, nuk dihet nëse është Frontier apo Nismo

Megjithëse thuhet se është modeli ir Frontier, disa detaje bëjnë të mendohet ndryshe

Nissan ka bërë të ditur më herët, se është duke punuar në Frontier të ri, por nuk ka dhënë detaje se si do të duket, apo specifikat që do t’i ketë, transmeton Telegrafi.

Tani është shfaqur një imazh, që e tregon siluetën e këtij pickupi të fuqishëm në formë katrore, që thuhet të jetë pikërisht ky Frontier. Por, njohësit e automobilizmit, konsiderojnë se është një Nismo, pasi ka detaje se pikërisht ky model.

Në pjesën e përparme të makinës shkuan MO, që mund të jetë përfundimi i modelit që quhet NISMO, derisa edhe disa pjesë i ka të njëjta me këtë model.

Kapaku shumë më i fryrë, linjat e pjesëve anësore, si dhe dukja e pjesës së pasme, bëjnë që të jetë më shumë Nismo, i cili nuk ka shumë kohë që ka arritur në versionin e ri.

Deri më tani, Nissan nuk ka treguar se cili model mund të jetë, por shihet se është një makinë që i përket këtij prodhuesi, që pritet të jetë e fuqishme dhe me dukje të mirë. /Telegrafi/