Site icon Telegrafi

Shfaqet një kënd i ri i pabesueshëm i nokautit të jashtëzakonshëm të Jake Paul ndaj Tyron Woodley

Një këndvështrim i ri ka dalë nga goditja mahnitëse me nokaut e Jake Paul ndaj rivalit Tyron Woodley në revanshin e tyre të zhvilluar të shtunën pas mesnate.

Woodley i shkaktoi probleme ish-yllit të YouTube të kthyer në boksier së fundmi.

Paul ishte në telashe me Woodley në raundet e para, pasi mori fillimisht një goditje aksidentale me kokë në ballë, ndërsa më vonë e pa veten në litarët e ringut.

Lexo po ashtu Jake Paul nokautoi brutalisht Tyron Woodleyn me një grusht të egër në meçin e revanshit

Megjithatë, Paul e kapërceu frikën e hershme dhe mblodhi veten duke arritur një fitore të bujshme me nokaut në raundin e gjashtë të meçit të zhvilluar në Amalie Arena në Tampa të Floridas.

Ylli 24-vjeçar amerikan, i cili tani mban një rekord të boksit profesionist 5-0, priti momentin e duhur përpara se të lëshonte një goditje shkatërruese me të djathtën mbi Woodley.

 

Woodley ra menjëherë në tokë dhe gjyqtari me shpejtësi ndërpreu ndeshjen e revanshit duke i dhënë fitore Paulit, i cili u ngjit në litarë për të festuar fitoren e tij.

Faqja amerikane Showtime tani ka ngarkuar pamje të reja në mediat sociale që tregojnë momentin e saktë kur Paul e nokautoi brutalisht ish-yllin 39-vjeçar të UFC.

Ky nokaut ia vlen të shikohet disa herë me radhë, pa të mërzitur fare. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version