Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se është shfaqur lodhje në vrapin për çështjen e emrit të Maqedonisë, duke analizuar kështu zhvillimet e fundit në bisedimet Maqedoni-Greqi.
Sipas gazetës, edhe pse palët janë pajtuar thuajse për të gjitha çështjet rajonale, prapë se papë mbeten të hapura temat qendrore, siç është përdorimi egra omnes i emrit dhe rishikimi i Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kathimerini” shkruan se Athina është e shqetësuar nga fillimi i “lojës së fajësimit”, respektivisht fajësimi ndërmjet palëve, nëse nuk ka sukses të bisedimeve, por që për këtë, sipas gazetës, Greqia punon në krijimin e kushteve për të vazhduar bisedimet.
Duke komentuar letrën e ndërmjetësuesit Nimetz, dërguar shefave të diplomacive, Dimitrovit dhe Kotzias-it, “Kathimerini” konsideron se mundësitë për përmirësimin e rrethanave ekzistuese janë të kufizuara, por që është koha që të dy palët të ecin përpara dhe të arrijnë një ujdi përfundimtare.
Gazeta konsideron se edhe kryeministrat Zaev e Tsipras janë të vendosur që të zgjidhet çështja, dhe se ka një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi. /Telegrafi/