Site icon Telegrafi

Shfaqet joshëse, Eni Koçi: Një mace si unë

Eni Koçi po vazhdon të shijoj çdo moment të jetës në krah të dashurit, Genc Prelvukaj.

Dyshja së fundi kanë lënë pas angazhimet në karrierën artistike dhe i kanë kushtuar kohë njëri-tjetrit.

Ajo kohët e fundit ka ndryshuar disa herë ngjyrën e flokëve dhe për këtë ka marrë pëlqime e komente pozitive.

Bukuroshja gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet joshëse dhe seksi.

“Një mace si unë. Ngjaj me dikë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale gjersa duket atraktive në flokët rozë.

Ndryshe, Eni është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version